22:37 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Skema / Ja si pritet të rreshtohet Interi i Contes

Interi në Lugano,nuk po kalon një periudhë pushimesh. Kjo është e sigurt. Seancat stërvitore të caktuara nga Antonio Conte dhe stafi i tij, me përgatitësin atletik Pintus në krye, kanë vënë në provë lojtarët, të cilët kanë nisur ta ndiejnë menjëherë lodhjen.

Për sa u përket testeve atletike, mes futbollistëve më në formë kanë rezultuar kroatët Marcelo Brozoviç dhe Ivan Perisiç; tregues pozitivë edhe nga Antonio Candreva dhe Stefano Sensi.

Jo rastësisht të katërt janë fizikisht më optimalë krahasuar me Andrea Ranochian, Milan Skriniarin, Stefan de Vrij dhe Roberto Galiardinin, të cilëve do u nevojitet më shumë kohë për të rikuperuar. Conte ka imponuar një volum të madh pune, me intensitet të lartë. Nuk është e lehtë të rezistosh. Dhe zikaltrit po e kuptojnë…

SKEMAT – Duke nisur nga dje, pavarësisht mungesave të shumta në skuadër (Godin, Barrela, Vecino, Lautaro, Asamoah: deri pak kohë më parë të angazhuar me kombëtaret) janë provuar edhe zgjidhjet e para taktike dhe kureshtja më e madhe ishte për pozicionimet në mesfushë. Diçka ra menjëherë në sy: në skemën 3-5-2 përpara mbrojtjes u vendos më shpesh Brozoviç sesa Sensi. Në krahun e kroatit ndodheshin Galiardini (nga java e ardhshme do i marrë vendin Barrela) dhe Sensi. Në krahë: djathtas Valentino Lazaro, në të majtë Perisiç.

Në mbrojtje tre titullarët më të përdorur kanë qenë Ranochia, De Vrij dhe Skriniar. Icardi dhe Naingolan nuk janë përfshirë në stërvitjet taktike me përjashtim të ditës së djeshme kur “Ninxha”, gjatë punës me reparte të ndara, kreu disa ushtrime. Secili nga mesfushorët pati edhe një zëvendësues. Ja “çiftet”: Lazaro (Candreva), GalIardini (Agoume), Brozoviç (B.Valero), Sensi (J.Mario), Perisiç (Dalbert). Në sulm, dyshja Colidio-Espozito.

POLITANO – Një përditësim për situatën e Mateo Politanos: pas dëmtimit gjatë stërvitjes së të martës, pritet t’i bashkohet skuadrës në turneun aziatik, në ndeshjen e dytë kundër PSG-së (27 korrik). Conte në Kinë i kërkon të gjithë, edhe të dëmtuarit për të ndjekur me kujdes taktikat.