75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 07 Maj 2026 / KV

“S’kemi situatë të re, vetëm zgjedhje të reja”/ Kurti: Edhe 5 ditë mbeten për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se partitë politike kanë afat deri më 12 maj për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton IndeksOnline.

Kurti tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përmbylljen e afatit, teksa paralajmëroi mbajtjen e mbledhjes së këshillit të përgjithshëm dhe edhe dy mbledhjeve të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u shpreh se aktualisht nuk mund të flasë për emrat që do të jenë pjesë e listës zgjedhore.

“Nuk mund të flas për emra se kush do të jetë në listë, por ne jemi duke e zbatuar programin dhe zotimet me të cilat i kemi fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, vendi nuk ndodhet në një situatë të re politike, por vetëm po shkon në zgjedhje të reja, duke kujtuar se zgjedhjet e fundit janë mbajtur vetëm katër muaj më parë.

“Nuk mund të themi që kemi situatë të re, por vetëm zgjedhje të reja sepse para katër muajsh patëm zgjedhje”, tha ai./IndeksOnline/