19:39 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Skena gjigante e koncertit të Unikkatilit është gati

Kur kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te mbajtja e koncertit madhështor të Unikkatilit në Mitrovicë, skena për këtë event tashmë është në përfundim e sipër.

Stadiumin “Adem Jashari” ku do të mbahet koncerti, sot e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilin organizatori Fidan Peci e ka informuar për detajet e organizimit.

Kujtojmë se koncerti i parë i Unikkatilit në Kosovë ishte mbajtur në vitin 2012 në Prishtinë, ku morën pjesë mijëra veta.

Parashihet që në këtë koncert numri i pjesëmarrësve të jetë shumë më i madh, pasi që Viktor Paloka i njohur me emrin artistik si Unikkatili, do ta përmbyll karrierën muzikore pikërisht me koncertin e 27 korrikut në Mitrovicë.