12:52 / E Enjte, 08 Prill 2021 / OSH

Skena të rrezikshme, Mercedesi i Qeverisë malazeze rrëzon disa protestues

Qytetarët në Mal të Zi kanë shprehur shumë pakënaqësi lidhur me një vendim të Qeverisë mbi Kriteret për Fitimin e Shtetësisë Malazeze dhe ndryshimet në Ligjin për Regjistrin e Qëndrimit.

Qytetarët kanë dalur në protesta kundër këtij vendimi. Në rrugën Podgoricë – Nikshiq, ndodhi një incident kur një grup qytetarësh u përpoqën të parandalonin kalimin e automjetit zyrtar të Qeverisë së Malit të Zi.

Disa protestues janë ulur në pjesën e përparme të veturës në lëvizje të cilët kanë mundur të përfundojnë shumë keq.

Mercedesi që i takontë sekretarit të Qeverisë ka hedhur në tokë protestuesit./Indeksonline/