Skenari i çuditshëm që dërgon Chelsean në UEFA Champions League!?
Shpresat e Chelseat për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm vazhdojnë të mbeten gjallë, megjithëse situata për skuadrën londineze është jashtëzakonisht e komplikuar.
Për të arritur objektivin europian, Chelsea ka nevojë për një kombinim të disa rezultateve në javët e fundit të sezonit, shkruan Indeksonline
Fillimisht, skuadra duhet të fitojë ndeshjet e saj ndaj Tottenham Hotspur dhe Sunderlandit.
Në të njëjtën kohë, shumë vëmendje do të jetë edhe te rivalët direkt. Aston Villa duhet të humbasë ndaj Manchester Cityt dhe të fitoj UEFA Europa Leaguen, ndërsa Liverpooli duhet të ndalë Brentfordin. Gjithashtu, Bournemouthi duhet të pësojë humbje ndaj Cityt dhe Nottingham Forestit, ndërsa Brightoni nuk duhet të fitojë ndaj Manchester Unitedit.
Megjithëse skenari konsiderohet shumë i vështirë për t’u realizuar, në kampin londinez vazhdojnë të besojnë deri në fund se një vend në elitën europiane ende mund të arrihet./Indeksonline/

