08:06 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Skenari i Serbisë, bosnjëzimi i Kosovës

Serbia po bën përpjekje që ta imponojë skenarin e bosnjëzimit të Kosovës dhe kjo nuk duhet lejuar. Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG)  në Mitrovicë, me titull: Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Pjesëmarrësit në konferencë vlerësuan se pavarësisht përparimeve të konsiderueshme të lidhura me integrimin e serbëve lokalë në sistemin kosovar dhe qetësimin e tensioneve etnike.

Kosova dhe Serbia deri në këtë ditë mbesin të bllokuara në kontestin e tyre politik dhe diplomatik në lidhje me shtetësinë e Kosovës dhe statusin e saj ndërkombëtar.