09:04 / E Diele, 14 Mars 2021 / Blerim

Skënder Hyseni ndër të parët në kuvend të LDK-së

Koordinatori i Kosovës për Dialog, Skender Hyseni, anëtar i kryesisë së LDK-së, është ndër të parët që ka arritur në hotelin ku do të mbahet kuvendi i LDK-së.

Hyseni njihet si ndër  bashkëpunëtorët më të afër të ish-presidentit të LDK, ku ka mbajtur edhe disa funksione të larta shtetërore.

Ai ka qenë, ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Brendshëm dhe ministër i Kulturës.

Zgjedhjet në LDK vijnë si reflektim ndaj rezultatit katastrofal që ka pësuar kjo parti në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, ku LDK u rëndit si parti e tretë.

Në garë për të parin e LDK-së delegatët e kësaj partie do të zgjedhin mes Anton Qunit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditës së edhe ndonjë kandidatë tjetër të shpallë kandidaturën.