18:52 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Skender Potera thyen rekord kombëtar, përfundon garën me veturë për 8.9 sekonda (Video)

Ka përfunduar gara e veturave të shpejta e njohur si ‘Drage Race’ për vitin 2018.

Gara është mbajtur të dielën por u ndërpre për arsye të mungesës së ndriçimit, duke vazhduar sot me finalistët për 9 dhe 10 sekonda.

Fitues i kësaj gare doli, Skender Potera nga grupi Goggi me 8.9 sekonda duke thyer kështu një rekord kombëtarë, transmeton Indeksonline.

I dyti në këtë garë u rendit Xhevdet Leci me 9 sekonda.

Të dy garuesit kishin vetura të njëjta të llojit Audi S2./Indeksonline/