12:08 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tre ministrat e NISMA-s në pritjen e BIK-ut për Bajram

Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, në përbërje të tre ministrave Shyqiri Bytyqi, Skender Reçica dhe Endrit Shala kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Ministri Reçica tha se kjo festë të shërbeje për më shumë dashuri.

“Uroj që të ketë paqe, solidaritet, dashuri edhe respekt ndaj njëri-tjetrit në secilën familje të të gjithë komunitetit shqiptar dhe mysliman. Le të shërbejë kjo ditë për më shumë dashuri, respekt, solidaritet ndaj njëri-tjetrit. Le të shërbejë kjo ditë për të rritur punën dhe shërbimin ndaj vendit tonë”, tha ai.