09:23 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / OSH

Skenderaj: Burri rrah një femër në lokal, përfundon në Spitalin e Mitrovicës

Një rrahje në një lokal në Skenderaj është raportuar të ketë ndodhur para katër ditësh.

E viktimë e këtij rasti, sipas Policisë së Kosovës është një femër.

Policia ka thënë se viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës pasi që e njëjta derisa ka qenë në një lokal është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili gjendet në arrati.

Rasti vazhdon të hetohet.