11:10 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / A. M.

Skenderaj dhe Drenas, këta janë kryetarët e degëve nga Vetëvendosje!

Lëvizja “Vetëvendosje” ka mbajtur dje zgjedhjet e brendshme. Në rajonin e Drenicës janë përzgjedhur anëtarët e rinj udhëheqës, transmeton Indeksonline

Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Drenas ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:

Kryetare e qendrës është zgjedhur, Egzona Tërdevci.

Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Filloreta Bujupi.

Filloreta Bujupi e VV-së, mbështetet fuqishëm në Arllat të Drenasit! -  Drenica Sot

Kryetar/e i/e RVV në qendër është zgjedhur, Shqiprim Kiqina.

Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Skënderaj ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:

Kryetar i qendrës është zgjedhur, Hysni Mehani.

May be an image of 1 person, standing and indoor

Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Kaltrina Gruda.

Kryetare e RVV në qendër është zgjedhur, Floriana Halili.