21:01 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Skënderbeu e mbyll e fundit, humb nga Young Boys

Skuadra e Skënderbeut ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Europa Ligë.

Shqiptarët u mposhtën 2 me 1 nga ekipi zviceran, Young Boys.

Golat për Boys i shënuan: Hoarau dhe Assale.

Të vetmin për Skënderbeun e shënoi Gavazaj në minutën e 51’të.

Me këtë humbje Skënderbeu e mbylli në pozitën e fundit me 5 pikë, kurse Young Boys në pozitën e tretë me 6 pikë./IndeksOnline/