Skënderbeu i huazon dy futbollistë te Trepça ’89
Skënderbeu nuk e ka mbyllur ende merkaton. Së fundmi janë konfirmuar firmat me dy futbollistë të rinj, që vijnë nga Suedia. Te korçarët mendojnë edhe për të ardhmen, pasi edhe kontratat e nënshkruar me dy futbollistët janë afatgjata.
Njëri prej lojtarëve u testua para pak kohësh te Lushnja, por nuk pati akord për anën financiare. Egzon Sekiraca është njëri prej lojtarëve, që vjen nga Rosengard, nga divizioni i tretë në Suedi. E veçanta është se lojtari në fjalë do të huazohet te Trepça ’89.
E njëjta gjë vlen edhe për Mohamed Al Kajed, palestinezin 20-vjeçar që ka qenë pjesë e Malmos dhe Prespa Birlik. Kontratat e këtyre futbollistëve janë 2.5-vjeçare, sikurse raporton gazeta “Panorama Sport”.