23:42 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

S’keni parë ende asgjë, Elita paralajmëron videon ku tregohet gjithçka rreth realizimit të dasmës

Dasma e dyshes Elita Rudi dhe Gjiko bëri bujë të madhe, ashtu siç kishte bërë dikur edhe publikimi nga Indeksonline për lidhjen e tyre.

Sigurisht se dashurinë që kishin mes vete dyshja e kuruan më së miri me martesë, të cilën sigurisht urojmë ta kenë me shumë lumturi.

Dasma ishte përplot detaje, që nga ftesa, çejzi dhe gjithçka tjetër në eventin e së premtes. Sigurisht princesha e natës ishte vetë Elita, e cila i dha edhe më shumë hijeshinë mbrëmjes dhe fustanit që kishte veshur. Por jo vetëm kaq, pasi Gjiko ishte aq i lumtur sa për asnjë moment nuk ndalonte së festuari natën më të rëndësishme të jetës së tyre dhe kjo vërehej kudo, në secilin moment, transmeton Indeksonline.

Padyshim se lumturisë së tyre më së miri iu bashkuan familjarët, miqtë dhe kolegët të cilët i respektuan me ardhjen e tyre në dasmë. Por gjithkush nga pak u kujdesën që në dasme mos të mungonte asnjë detaje, madje as edhe një lule që i shtonte hijeshinë.

Por Elita dhe Gjiko qenkan përkujdesur që të krijojnë edhe video-n ku tregojnë më së miri momentet kur zgjodhën ftesat, kur Gjiko festoi për natën e beqarisë, kur Elita provoi për herë të parë fustanin enusërisë dhe kur prindërit e dyshes flisnin për sherret e tyre si fëmijë.

Këto detaje sigurisht do të jenë fantastike për t’u ndarë me gjithë ndjekësit./Indeksonline/

 

View this post on Instagram

 

Së shpejti video e plot nga @joymediavideo , menxi po e pres ?

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on