15:02 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / Blerim

“Skifterat” tregojnë se si do ta mbështesin Gjilanin në derbin me Dritën

Derbi më i madh kosovar padyshim se është ai ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, takim ky që zhvillohet ditën e dielë me fillim nga ora 13:00.

Ky duel i takon javë së 15’të në Superligën e Kosovës në futboll, ku pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante, por pa pranin e tifozëve, si duket ky derbi do të jetë më i zbehtë, shkruan IndeksOnline

Por, edhe pse në stadium nuk do të ketë  tifozë, kryetari i “Skifterave”, Shkëlqim Limani thotë se do të mundohen ta bëjnë një atmosferë të mirë edhe pse nuk duket se kanë ndonjë plan të madh.

“Siç e dini, situate e pandemisë na pamundëson tash e një kohë të gjatë, që ta mbështesim klubin në shkallët e stadiumit, megjithatë ne vazhdojmë të jemi pranë klubit në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve. Ne në grupacione ndjekim ndeshjet në kafiteri, ndërsa për këtë fundjavë, përveç se presim të festojmë së bashku pas ndeshjes, nuk është se kemi menduar diçka të madhe, pasi po presim ta festojmë ditën e flamurit”, tha Limani.

Kujtojmë se Gjilani zë vendin e tretë në tabelën e Superligës me 23 pikë të grumbulluara e Drita aktualisht mbanë pozitën e dytë me plotë 27 pikë./IndeksOnline/