75 Mall Live Search
07:46 / E Martë, 31 Mars 2026 / G T

S’kishte gjum për lojtarët e Turqisë, tifozët kosovarë i shqetësuan me fishekzjarre!

Një incident është shënuar në prag të ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë. Tifozët “Dardanë” kanë hedhur fishekzjarre pranë hotelit ku po qëndron Kombëtarja e Turqisë, duke u shkaktuar shqetësim futbollistëve mysafirë.

Zhurmat e forta nga fishekzjarret kanë penguar lojtarët turq të pushojnë dhe të bëjnë gjumë të qetë një natë para përballjes së rëndësishme. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona, duke krijuar tension dhe reagime të ndryshme.

Kujtojmë se sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet finalja e madhe e playoff-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, një sfidë që pritet të jetë vendimtare për të dyja kombëtaret./Indeksonline/