17:05 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Skleroderma që kësaj vajze i ngurtësoi fytyrën, nuk e la të ushqehej dhe të merrte frymë lirshëm!

Georgina Pantano, 34 vjeç u diagnostikua me sklerodermë difuze sistemike-një gjendje e rrallë që shkakton ngurtësimin e lëkurës dhe problemet brenda organeve çdo pjesë e jetës së saj ka ndryshuar.

Gjendja e saj u bë shumë e vështirë, pasi ajo punonte edhe si teerapiste e bukurisë, gjë që ndikoi tek ajo për ta lënë punën, pasi nuk mund të ushqehej siç duhet, të merte frymë apo të ecte.

Sëmundja i shkaktoi dhimbje thuajse konstante dhe ajo u desh të shtrihej në spital, edhe pse pa shërim.

Vajza u diagnostifikua vetëm disa javë para ditëlindjes ë saj të 27-të, pasi për një vit radhazi pati duar të ftohta, të cilat u kthyen në ngjyrë të kaltër, teksa ajo punonte në një salon. Më pas gishtat nisën t’i fryheshin, të ndjen dhimbje dhe ngurtësim, dhimbje tek kyçet e duarve dhe parakrahët, transmeton Indeksonline.

Ajo në fund vendosi të vizitojë mjekun ku në fillim iu tha se e gjithë kjo është për shkak të dëmtimit të tendosjes së përsëritur si rezultatet i prerjes së flokëve.

Pastaj erdhën problemet me frymëmarrje, që shpesh bënin që Georgina të mos bënte as gjumë.

Lëkura bëhej e  kuqe, sikur të ishte djegur nga dielli dhe kishte ulçera që kishin qelb, e që u zhvilluan në gishtat e saj.

Në Poloni iu tha e ka sklerodermë dhe se është përhapur brenda mushkërive dhe ezofagut./Indeksonline/