22:47 / E Martë, 28 Mars 2023 / C E

Skocia shkon Spanjën, fiton me dy gola epërsi

Skocia ka shënuar fitore ndaj Spanjës me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës se eliminatoreve për Euro 2024.

Me të filluar takimi skocezët kaluan në epërsi në rastin e parë që e kishin.

Andreë Robertson harkon te Scott McTominay i cili shënoi për 1-0.

Goli i dytë erdhi në fillimin e pjesës së dytë dhe nga i njëjti lojtar.

McTominay shënoi super gol me një goditje nga distanca për 2-0.

Spanja nuk arriti të bëjë asgjë për të gjetur të paktën golin e nderit në këtë përballje.

Skocia është liderë e grupit me gjashtë pikë, ndërsa Spanja ka tri pikë.