19:55 / E Martë, 14 Korrik 2020 / C E

Skriniar drejt largimit, Interi ka gjetur lojtarin që do ta zëvendësoj

Milan Skriniar duket se do të largohet nga Interi me të përfunduar sezoni pasi skuadra tashmë ka gjetur lojtarin që do ta zëvendësoj.

Sllovaku është i lidhur me një transferim në Premier League dhe është raportuar se Interi është i gatshëm ta lërë të lirë për 60 milionë euro.

Tuttosport, shkruan se Neroaxurët kanë piketuar mbrojtësin e Torinos, Armando Izzo, si pasuesin ideal.

Marotta është i gatshëm ti ofrojë Torinos Gagliardinin ose Pinamontin si pjesë e marrëveshjes. Izzo ka luajtur 34 ndeshje me Torinon këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola.

28-vjeçari ka kontratë me Torizenët deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 15 milionë euro. /IndeksOnline/