15:01 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skriniar ka disa fjalë për t’i thënë drejt Messit dhe Ronaldos

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar mezi pret të përballet me Lionel Messin në Evropë dhe Cristiano Ronaldon në Itali.

”Nerrazzurët” rikthehen në Champions League këtë sezon, dhe në fazën e grupeve do të përballen me Barcelonën, Spurs dhe PSV-n.

Nga ana tjetër, Ronaldo iu bashkua Juventusit këtë verë në një shumë rekorde nga Real Madridi, transmeton IndeksOnline.

”Ne donim të riktheheshim në Champions League dhe ne ia dolëm”, tha Skriniar në një konferencë për shtyp në kampin stërvitor në Sllovaki.

”Tani do të tentojmë që t’i kalojmë grupet, edhe pse do të jetë mjaft e vështirë”.

”Të gjithë e njohim Barcelonën, ata janë favorit absolut, por këtu është edhe Tottenhami që luan në Champions League që prej vitesh”.

”Mezi pres të takohem me Messin në Evropë dhe Ronaldon në Itali. Ardhja e portugezit në Serie A është padyshim goditje e madhe nga futbolli italian sepse vëmendje do të kemi më shumë”./IndeksOnline/