15:48 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Skriniar pranon vazhdimin e kontratës me Inter

Mbrojtësi sllovak ka pranuar ofertën për të vazhduar me zikaltërit.

Derisa janë duke pritur takimin me Mauro Icardin për vazhdimin e kontratës, tek Interi tashmë kanë bindur një tjetër yll për të rinovuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Milan Skriniar me të cilin zikaltërit do të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2023.

Ai do të përfitojë edhe një rritje të pagës prej 3.5 milionë eurosh, plus bonuset. Skriniar e ka pëlqyer ofertën e Interit dhe tashmë palët brenda pak ditëve pritet të shtrëngojnë duart për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për katër vite të tjera, që i jep një frymëmarrje Interit, duke qenë se interesimi i klubeve të mëdha evropiane karshi sllovakut është i ditur.

Skriniar është transferuar tek Inter në verën e vitit 2017 nga Sampdoria dhe tashmë cilësohet si një prej mbrojtësve më të mirë në Serie A. /IndeksOnline/