20:15 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Skriniar: Sulmuesi i Milanit është më i vështiri për tu ndalur

Milan Skriniar ka qenë pjesë e rubrikës më të re që ka nisur klubi i Interit këto ditë në faqen zyrtare.

Lojtarët e ekipit zikaltër do të kenë një “takim” virtual me tifozët, me anë të një video-live, ku do t’i përgjigjen pyetjeve të bëra pikërisht nga tifozët.

Skriniar është pyetur mbi shumë çështje, ndërsa një nga pyetjet që ka bërë përshtypje ka qenë ajo se kush është kundërshtari më i vështirë që sllovaku ka pasur për të markuar. Gjiganti i mbrojtjes ka dhënë emrat e Messit dhe Ronaldos, ndërsa ka veçuar Zlatan Ibrahimovic.

Janë disa emra që mund të përmend. Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë. Mbappe gjithashtu është i vështirë, ndërsa nuk është aspak e lehtë me Zlatan Ibrahimovic. Ishte hera ime e parë kundër tij në derbin që luajtëm me Milanin”, përfundoi Skriniar.