75 Mall Live Search
16:37 / E Diele, 29 Mars 2026 / G T

S’kryn punë as Tudori, Tottenhami e largon nga stoli!

Tottenham ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Igor Tudor, pas një serie rezultatesh zhgënjyese në kampionat.

Vendimi vjen në një moment kritik për skuadrën londineze, e cila po përballet me formë të dobët dhe rrezikon seriozisht rënien nga Premier League, shkruan Indeksonline

Performancat e fundit nuk kanë përmbushur pritshmëritë e klubit, duke bërë që drejtuesit të reagojnë me këtë ndryshim në pankinë, në përpjekje për të shpëtuar sezonin.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë trajnerin kroat./Indeksonline/