15:43 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Skuadra angleze i bën ofertë Tottit që t’i kthehet futbollit

Francesco Totti është  42 vjeçar por kjo nuk përbën problem për skuadrën angleze Leeds United.

Legjenda e Romës u pensionua nga futbolli 2 vite më parë, duke i shërbyer gjatë gjithë karrierës skuadrës nga kryeqyteti italian, transmeton Indeksonline.

Më pas ai punoi si drejtor, por këtë verë Totti lajmëroi ndarjen me Romën, për shkak të mos marrëveshjeve me kryesinë.

Mediumi britanik ‘The Sun’ gjatë ditës së martë, ka bërë të ditur se Leeds United i ka bërë ofertë Tottit që t’i rikthehet futbollit.

Mbetet të shihet nëse legjenda e ‘Giallorosëve’ do ta pranoj këtë ofertë. /Indeksonline/