14:47 / E Diele, 14 Gusht 2022 / C E

Skuadra e Enis Bardhit transferon ish-mbrojtësin e Barcelonës

Tjetër përforcim nga La Liga për Trabzonsporin. Pasi siguruan shërbimet e Enis Bardhit nga Levante, kampionët e Turqisë janë shumë afër arritjes së akordit me Marc Batra.

Qendërmbrojtësi ka vendosur të largohet nga Real Betis, ekip ku luajti në katër sezonet e fundit. 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Trabzonsporit.

Mundo Deportivo shkruan se Real Betis do të përfitojë 5 milionë euro nga shitja e ish-mbrojtësit të kombëtares spanjolle.

Bartra ishte pjesë e Barcelonës në vitet 2010-2016. Me skuadrën katalanase fitoi plot 13 trofe, ku bien në sy pesë tituj kampionë në Spanjë dhe dy Champions League (2011, 2015).