23:58 / E Martë, 25 Gusht 2020 / C E

Skuadra e inkuadruar sivjet në Premierligë transferon yllin e Valencias

Leeds United ka mbyllur transferimin e futbollistit spanjoll, Rodrigo pasi arriti një marrëveshje me Valencia.

Klubi i promovuar i Premier League do të bisedoj vetëm për kushtet personale me 29-vjeçarin, i cili ende duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore, por ai është i vendosur të bëhet lojtari më i fundit që largohet nga Valencia për shkak të pozitës së rrezikshme financiare të skuadrës spanjolle.

Rodrigo shënoi tetë gola sezonin e kaluar pasi Valencia përfundoi në vendin e nëntë në La Liga.

Ai u bashkua nga Benfica në vitin 2014, fillimisht me huazim përpara se të lëvizte përgjithmonë vitin e ardhshëm. /IndeksOnline/