12:58 / E Diele, 31 Mars 2024 / Gj. Sh

Skuadra e Lille me urim special për Edon Zhegrovën në ditëlindjen e tij

Edon Zhegrova sot feston ditëlindjen e 25-të.

Sulmuesi kosovar ka marrë një urim të veçantë nga skuadra e tij, Losc Lille, shkruan IndeksOnline.

“Është dita jote Edon. Ai që ju dha Derbin të premten, sot mbush 25-vjeç”, shkruhet në urimin e skuadrës franceze.

Kujtojmë që të premten mbrëma, Edon Zhegrova shënoi dy gola në fitoren 2-1, në derbin ndaj Lens.

Ai këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 9 asistime në 39 ndeshje zyrtare në të gjitha garat./IndeksOnline/