14:18 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / B O

Skuadra e njohur angleze e shkarkon trajnerin, Slaven Biliq do të zë vendin e tij

Skuadra e njohur angleze, Watford e ka shkarkuar trajnerin e saj, Rob Edwards.

Pas vetëm 11 ndeshjes, 39 vjeçari Edwards nuk arriti të shpaguaj besimin e klubit duke patur nismë të dobët kampionale.

Ish-trajneri i West Ham dhe West Brom, Slaven Biliq do të jetë zëvëndësues i tij.

Trajneri i njohur kroat thuhet se ka marrëveshje me skuadrën ku luan shqiptari Rei Manaj dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij./Indeksonline/