13:45 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Skuadra e njohur e Premier Ligës po e udhëheq garën për transferimin e Milot Rashicës

Futbollisti kosovar, Milot Rashica, mund të luajë në Premier Ligë në sezonin e ri.

Sipas “Bild”, Aston Villa është duke e udhëhequr garën për transferimin e kosovarit, transmeton Indeksonline.

Oferta e skuadrës angleze është 18 milionë euro në drejtim të Werder Bremen.

Ndërkaq, gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka shkruar se Rashica s’ka pasur asnjëherë marrëveshje me Leipzigun dhe se kosovari do të dëshironte të luante në Premier Ligë./Indeksonline/