Skuadra e njohur italiane afër falimentimit
Skuadrat italiane po përballën me një krizë financiare, ku disa vite më parë një skuadër e madhe si Parma shpalli falimentimin.
Këtë rrugë mund ta ndjek edhe skuadra e njohur nga Serie B, Bari, shkruan indeksonline.
Skuadra po përballet me borxhe, duke i rënë buxheti 5 milionë poshtë minimales së lejuar.
Skuadra duhet të rikapitalizoj buxhetin deri me 16 qershor, përndryshe do të falimentoj.
Me 18 qershor aksionarët duhet të gjejnë të paktën 5,3 milionë euro për të shpëtuar skuadrën.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë me 26 qershor, kur bëhet regjistrimi i skuadrave në Serie B, Bari mund të mos regjistrohet. /IndeksOnline/