08:38 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës dërgon ofertë të madhe për Dybalan

Paulo Dybala pritet të largohet nga Juventus pasi që nuk po gjen hapësirën e duhur në formacionin startues.

‘Dailymail’ raporton se Tottenham ka kontaktuar Juventusin për një transferim të mundshëm të argjentinasit, shkruan Indeksonline.

Nënkampionët e Evropës janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë funte (rreth 90 milionë euro) për shërbimet e Dybalas.

Ky transferim do të ishte një sukses i madh i Pochetinos, pasi Dybala konsiderohet si një nga më të mirët në botë.

Ardhja e Ronaldos në Juventus sezonin e kaluar e ka lënë në hije 25 vjeçarin. /IndeksOnline/