14:37 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / L K

Skuadra e re në futbollin kosovar, tri ndeshje, tri fitore, plot entuziazëm

Istogu njihet si qytet i apasionuar pas futbollit. Dhe tani ka një arsye më shumë për këtë ngase qyteti i bukur i Dukagjinit garon edhe me një skuadër tjetër në garat e futbollit në Kosovë.

Istogu 03 është skuadra që sivjet ka debutuar në Ligën e Tretë (Rajoni i Dukagjinit). Tri ndeshje, tri fitore, është bilanci që skuadra e re kosovare ka në tre xhirot e para. Meritat për këtë sukses shkojnë për trajnerin e skuadrës, Elvis Bicaj.

Madje kjo skuadër ka një akademi prej më shumë se 300 talentësh të grupmoshave të ndryshme. Pjesë e skuadrës janë bërë së fundi edhe disa futbollistë të huaj nga Afrika.

Istogu 03 dje arriti fitore të madhe ndaj Xërxës ne stadiumin ku ishin të pranishëm qindra shikues. Kapiten i skuadrës është edhe futbollisti me përvojë në futbollin kosovar, Granit Ademaj.

Projekti i Istogu 03 është mjaft perspektiv dhe me punën që po bëhet synohet që shumë shpejt të nxjerren emra të shquar në futbollin vendor e ndërkombëtar./Indeksonline/