21:26 / E Premte, 23 Tetor 2020 / Blerim

Skuadra e Realit arrin në Barcelonë, gati për nesër në “El Clasico”

Nesër me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit duel ky në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Kjo “El Clasico” do të zhvillohet në stadiumin e Barcelonës “Camp Nou”, ku tashmë edhe skuadra e Realit ka arritur që të jetë gati për ditën e nesërme, shkruan IndeksOnline


Për Barcelonën do të mungojnë, Alba, Umtiti dhe Ter Stegen pasi që të tre janë të lënduar, e në radhët e Reali, nuk do të ejnë Carvajal, Hazard e Odegaard.