75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / Gj Sh

Skuadra e Serie A shkarkon trajnerin

Skuadra e Cremoneses ka njoftuar shkarkimin e trajnerit, Davide Nicola.

Ky vendim ka ardhur pas rezultateve jo të mira të Cremoneses gjatë këtij sezoni në Serie-n A, shkruan IndeksOnline.

Klubi e ka falënderuar trajnerin dhe stafin e tij për profesionalizmin, angazhimin dhe përkushtimin që kanë treguar në punën e tyre të përditshme që nga ardhja e tyre.

Cremonese pas 29 ndeshjeve, ka grumbulluar 24 pikë dhe aktualisht renditet në vendin e 18-të të Serie-s A./IndeksOnline/