18:56 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Skuadra e Superligës i “tutet” gjyqtarit: Pse ky refer që 7-8 herë caktohet kur luan Prishtina!?

Skuadra e Ferizajit kanë reaguar ndaj vendimit që gjyqtari, Mervan Bejtullahu të drejtoi ndeshjen mes Ferizajit e Prishtinës.

Kryesia e skuadrës që po lufton për mbijetesë kanë thënë në reagim se nuk është aspak e drejt që referi në fjalë të drejtojë 7-8 herë ndeshjen kur luan Prishtina.

Në rast të ndonjë animi nga gjyqtari Bejtullahu, Ferizaji ka paralajmëruar tensionim të situatës.

“Delegim i qellimshem??

Mervan Bejtullahu prap i referon Prishtines!!!

Kryesia e KF Ferizajt ne shqetsim. Arsyeja është delegimi i referit Mervan Bejtullahut per te ndar drejtesin ne ndeshjen mes Ferizajt dhe Prishtines e cila zhvillohet te henen ne ora 15:00 ne Ferizaj.
Ne si kryesi pyesim se si eshte e mundur qe ky refer gjithmon i referon Prishtines plotë 7 apo 8 here. Edhe ashtu deri tani KF Ferizaj ne disa ndeshje eshte demtuar por deri tani kemi heshtur duke shpresuar se njerzit kompetent do te ndermarrin masa per permirsimin e referimit.

Nuk duam te Paragjykojm por padrejtsitë me nuk do ti tolerojm thone Ferizajasit.
Pergjegjesinë per çdo tensionim qe mundet me ndodhë do te bartë komisioni per delegimin e refereve pranë FFK-së” thuhet në reagimin e Fejzullahut./Indeksonline/