23:30 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

Skuadra e Zhegrovës barazon në ndeshjen e dytë në Ligue 1

Skuadra e Edon Zhegrovës do të kthehet në Lille me një barazim, të cilin e arriti kundër Nantes. Simon (28) shënoi për Nantes kurse barazoi Ismaily (76) për Lille

Lille nuk ka arritur që ta fitojë ndeshjen e dytë në Ligue 1, duke u kthyer në shtëpi me një pikë nga udhëtimi i tyre në Nantes.

Në pjesën e parë gol shënoi Simon në minutën e 28-të për t’i dhënë epërsinë e parë Nantes në këtë takim.

Në pjesën e dytë Lille luajti më mirë për ta barazuar rezultatin me një gol spektakular të shënuar nga Ismaily në minutën e 76-të.

Edon Zhegrova nuk ka udhëtuar fare me skuadrën, për shkak të një lëndimi të vogël.

Lille javën tjetër takohet me kampionin e sezonit të kaluar në Ligue 1,  Paris Saint-Germain.