21:20 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Skuadra italiane bën “çmendurinë” për Vedat Muriqin

Lazio ka vendosur që të provojë deri në fund për të transferuar gjigantin, Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Kosovës pëlqehet shumë nga trajneri i Lazios, Simone Inzaghi dhe është caku kryesor i drejtorit sportiv, Igli Tare, shkruan IndeksOnline.

Drejtuesit e klubit janë të gatshëm të sakrifikojnë Luis Alberton për ti bërë një vend në skuadër sulmuesit nga Prizreni.

Alberto nuk pritet të rinovojë kontratën me Lazion, ndërkohë që klubi dëshiron ta shesë atë në Spanjë ose në ndonjë skuadër tjetër në Itali.

Sulmuesi i Fenerbahces do të merrte një rol të rëndësishëm tek Lazio, nëse një transferim i tillë ndodhë./IndeksOnline/