21:24 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Skuadra italiane del në shitje, aq sa kushton një kafe në Prishtinë

Skuadra italiane, Fogia Calcio ka dalë në shitje pasi që nuk ka arritur të mbijetoj në Serie B.

Pasi humbën mundësinë e mbijetesës drejtuesit e kanë nxjerrë në shitje dhe atë për vetëm 1 euro.

Peripecitë që ka ndeshur familja jonë dhe ekipi për shkak të fakteve të konstatuara dhe demonstruara kanë kushtëzuar rezultatet sportive të sezonit. Në këto 4 vite kemi bërë çdo përpjekje për hir të Foggia Calcio dhe të qytetit, duke u dhënë të gjithë tifozëve gëzimin dhe kënaqësinë që ka munguar për disa kohë“.

Kushti i vetëm është që të jetë një projekt serioz dhe konkret, sepse ne duam të lejojmë Foggias një të ardhme në futbollin profesional“, shkruhet më tej në deklaratë të lëshuar nga pronarët Fedele dhe Franco Sannella.

Në vitin 2012 Foggias iu hoq e drejta për të luajtur në një ligë profesionale në Itali dhe po në atë vit, klubi ndryshoi emër duke u bërë A.C.D Foggia Calcio dhe u krijua një klub i ri, që e nisi nga Serie D, derisa u ngjit në Serie B. /IndeksOnline/