11:48 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / C E

Skuadra italiane i dërgon ofertë zyrtare Vedat Muriqit

Lazio ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Siç raporton “A Spor”, skuadra nga kryeqyteti italian i ka ofruar Fenerbahces 18 milionë euro (15+3 bonuse) për ta lënë të lirë futbollistin nga Prizreni.

Nëse kjo ofertë pranohet nga turqit, atëherë Muriqi mund të bashkohet me Lazion pasi që në krye të skuadrës është një shqiptar, Igli Tare, shkruan Indeksonline.

Por problemi mbetet në marrëveshjen mes dy klubeve pasi që skuadra nga Stambolli kërkon mbi 20 milionë euro për 26 vjeçarin.

E ardhmja e Vedat Muriqit do të vendoset në 10 ditët e ardhshme duke e parë se për të ka oferta edhe nga Premierliga por interesim ka shfaqur edhe Fiorentina.

Sidoqoftë, Fenerbahce është pothuajse e detyruar për ta shitur yllin kosovar pasi gjendja financiare e klubit është shumë e rrënuar. /IndeksOnline/