13:09 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Skuadra kineze i bën ofertë të “çmendur” futbollistit të Manchesterit

Odion Ighalo erdhi të Manchester United si huazim nga Shanghai Shenhua gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Pas paraqitjeve të mira me Djajtë e Kuq, ku në tri ndeshje ka shënuar katër gola, skuadra nga Old Trafod kishte planifikuar ta blinte kartonin e tij, shkruan Indeksonline.

Solskjaer i ka propozuar nigerianit një kontratë katërvjeçare me një pagë 300.000 funta (327.000 euro) në javë.

Megjithatë, Shanghai ka reaguar menjëherë ku do t’i bëjë një ofertë për të zgjatur kontratën, ku 30 vjeçari do të përfitoj hiç më pak se 400.000 funta (436.000 euro) në javë.

Kjo ia ka komplikuar punët United që ka llogaritur se mund ta përdor sulmuesin në sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/