14:31 / E Premte, 22 Shtator 2023 / L K

Skuadra kosovare del me njoftim për situatën e MC Kreshës: I ofruam këtë pozitë, s’kishte kohë

Skuadra e Ligës së Parë, Phoenix nga Banja ka sqaruar situatën me reperin kosovar, MC Kresha.

Në njoftimin e skuadrës itogase thuhet se reperit i ishte ofruar pozita e menaxherit gjeneral por që e kishte refuzuar për shkak të angazhimeve në koncerte.

“Dua t’ju informoj rreth një zhvillimi të rëndësishëm në klubin tonë, FC Phoenix, në lidhje me pozitën e menaxherit gjeneral.
Para disa mujave, i kemi ofruar pozitën e menaxherit gjeneral të ekipit tonë Mc Kreshës. Megjithatë kësaj oferte, ai, i cili po kthehej nga angazhime të mëdha në koncerte, nuk mundi të qëndronte afër ekipit dhe, me keqardhje, vendosi të lirojë pozitën e menaxherit.
Si klub, jemi mirënjohës për marrëveshjen dhe i uronim sukses në të ardhmen. Ne po vazhdojmë të punojmë me qëllim të përmirësimit të performancës sonë dhe besojmë tek trajneri ynë për të udhëhequr ekipin drejt suksesit” thuhet në sqarimin e Phoenix./Indeksonline/