10:43 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Skuadra kosovare, KF Onix ndryshon pronar

Skuadra kosovare që bën gara në Ligën e parë – Grupi A, KF Onixi ka ndryshuar pronar.

Pas një komunikate në rrjetet sociale, skuadra nga Peja ka njoftuar opinionin se donatori, Xhevdet Shoshi është larguar nga klubi, shkruan IndeksOnline.

“Njoftojmë opinionin, mbështetësit dhe dashamirët e KF ‘Onix’, se nga dje, më (27 janar 2021), donatori ndër vite i klubit “ONIX SPA” me pronar z. Xhevdet Shoshi, për shkaqe objektive ka ndarë rrugët me klubin “Onix’”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Përmes këtij shkrimi, klubi njoftoi po ashtu se Mujedin Ferati, do të jetë drejtori i ri./IndeksOnline/