14:25 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / C E

Skuadra kosovare, konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane

Klubi i hendbollit i femrave, “Istogu”, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në EHF Cup dhe ka premtuar se do të arrijnë edhe rezultate.

Ky është njoftimi i klubit:

KHF “Istogu” konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane, do të marrë pjesë në EHF Cup

Bordi udhëheqës i klubit të hendbollit “Istogu” pas konsultave me të gjithë përkrahësit dhe bashkëpuntorët e klubit dhe institucionet relevante, ka vendosur që KHF “Istogu” të jetë pjesë e garave evropiane, përkatësisht në EHF Cup.

Pasi që në tre vjetët e fundit “Istogu”, ka thënë fjalën e vet në kupa të Evropës, duke arritur edhe rezultate historike, kualifikim në 16-të skuadrat më të mira të kupës Challange. Dhe tani kur palestra në qytetin tonë është në përfundim e sipër kemi vendosur që të mos e ndërpresim kontinuitetin e pjesëmarrjes në Evropë.

Për herë të katërt me radhë do te jemi pjesë e kupave evropiane dhe ndeshjet e garave evropiane do t’i zhvillojmë për herë të parë në Istog, para publikut, dashamirëve dhe qytetarëve istogas.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan, qoftë në aspektin finaciar, qoftë edhe në mënyra të tjera, për të ngritur dhe mbajtur nivelin e KHF “Istogu” .

Ju faleminderit, së bashku do t’a dalim!