11:10 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / C E

Skuadra kosovare largon trajnerin, pas gjashtë vjetësh

Klubi i futbollit i femrave Mitrovica, ka ndarë bashkëpunimin me trajnerin Seid Onbashi.

Pas gjashtë vjetësh, kryesia e klubit ka vendosur që të ndahet me kryetrajnerin e tyre.

Ky është njoftimi i klubit:

Pas një periudhe më shumë se 6-vjeçare si kryetrainer i klubit, kryesia e KFF Mitrovica, ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trainerin Seid Onbashi dhe e liron nga detyra.

Kryesia e klubit e falënderon për kontributin e dhënë gjatë këtyre vjetëve dhe i uron suksese me klubin e Trepçes 89 dhe kudo që është.

Kurse KFF Mitrovica së shpejti do t’ju njoftojë për trajnerin e ri që do t’i prijë klubit në garat e ligës vendore si dhe në garat e Championsit.