Skuadra me fanellat më të veçanta në botë
Skuadra spanjolle, Zamora CF e cila bën gara në Tercera Division ka marrë vëmendjen e mediave botërore për fanellat e tyre.
Një prodhim i dizajnuar nga “Kappa” ata kanë paraqitur në fanella sistemin e qarkullimit të gjakut dhe zemrën në pjesën qendrore.
Për këtë dizajn është arsyetuar edhe vetë klubi me një deklaratë.
“Ne zgjodhëm gjakun, lëngun që mbart jetën në trupin tonë, i cili është lindur dhe rrjedh nga zemra për të ushqyer emocionet dhe ndjenjat tona”, shkruhet në njoftim. /IndeksOnline/