13:21 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Skuadra nga Premierliga zyrtarizon trajnerin e ri

Swansea City ka emëruar në krye të stafit ish-trajnerin e Sheffield, Carlos Carvalhal, shkruan indeksonline.

Carvalhal u shkarkua nga detyra të mërkurën në prag të Krishtlindjeve dhe tani do të zë vendin e Paul Clement, i cili u shkarkua nga Swansea me 20 dhjetor.

Portugezi do t’i bashkohet skuadrës me një marrëveshje deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi.

Swansea është duke kaluar momente të vështira, ku pas 20 ndeshjesh është në vendin e fundit me vetëm 13 pikë. /IndeksOnline/