19:00 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Skuadra nga Serie A interesohet për Diego Costën

Carlo Ancelotti e ka bërë të qartë se Arkadiusz Milik do të jetë numri i tij i parë pë sulmin sezonin e ardhshëm.

Por teknik italian do të donte të merrte një tjetër sulmues të avancuar dhe me përvojë për të mbështetur atë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Napoli janë të interesuar për sulmuesin e Atleticos Diego Costa.

Në moshën 30-vjeçare, braziliani spanjoll i natyralizuar nuk ka luajtur shumë gjatë këtij sezoni në Atlético (16 ndeshje, 2 gola) dhe mund të bindet për të shkuar diku tjetër.

Mbetet për t’u parë nëse klubi i tij do të jetë i prirur ta shesë atë dhe me çfarë çmimi. /IndeksOnline/