20:35 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Skuadra shqiptare që është në garë për t’u bërë kampione e Malit të Zi

Skuadra nga Tuzi, KF Deçiqi po shkëlqen në Supërligën e Malit të Zi.

Ata gjendën në pozitën e dytë me 26 pikë, 5 më pak se vendi i parë, Buducnost, transmeton Indeksonline.

Deçiqi në 14 paraqitje ka shënuar 6 fitore dhe 8 barazime. Klubi nga Tuzi ende është pa humbje këtë sezon.

Ekipi shqiptar është 6 pikë larg vendit të tretë, FK Podgorica. Në rast se mbarojnë në tri pozitat e para, Deçiq mund të luaj në kualifikime për gara evropiane./Indeksonline/