Skuadra turke që siguroi Superligën e kërkon Lumbardh Dellovën

Skuadra e Kocaelisporit është në garë për mbrojtësin kosovar, Lumbardh Dellova.
Kocaelispor që siguroi Superligën e Turqisë për sezonin e ri 2025/26 dëshiron të bëjë një transferim “big” dhe pikërisht Dellova shihet si opsion ideal, shkruan Indeksonline
Për Dellovën janë të interesuar shumë klube, madje ka edhe nga Bundesliga 2.
26-vjeçari ka kontratë me CSKA-Sofia deri në vitin 2027, por ofertat e shumta e kanë “vërshuar” tashmë dhe ai pritet të largohet nga kampionati bullgar.
Momentalisht Dellova gjendet në pushime, por pasi të rikthehet në Bullgari do të punohet shumë për të ndryshuar ambient./Indeksonline/
