09:29 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Skuadrat e Mançesterit, pas mesfushorit të Tottenhamit

Harry Winksi nuk ka gjetur hapsirë të mjaftueshme që kur në krye të Tottenhamit erdhi Jose Mourinho.

Dy skuadrat nga Mançsteri, City dhe Unitedi tashmë kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Spursit, shkruan Indeksonline.

23-vjeçari është diskutuar si figurë që mund të bëjë mirë në “Old Traford”, sidomos nëse vendos të largohet Pogba.

Edhe City, gjithashtu ka shfaqur interesim për ta afruar Winksin në afatin kalimtar të verës.

Fernandinho mbush 35 vjeç në maj, ndërsa David Silva tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga klubi këtë verë.

Kjo do të ishte mundësi që mesfushori të gjejë hapësira në formacionin e Pep Guardiolës. /IndeksOnline/